Të paktën pesë persona e humbën jetën, ndërsa 15 janë lënduar në një sulm vetëvrasës me bombë në provincën afgane Vardak.
Sulmi ka ndodhur në kryeqytetin e Vardakut, Majdan Sharu, rreth 35 kilometra në jugperëndim të Kabulit. Vetëvrasësi me bombë e ka aktivizuar mjetin shpërthyes para stacionit policorë.
Mes viktimave ka tre civilë dhe dy policë. Druhet se numri i viktimave mund të rritet, sepse ka persona të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës.
Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por viteve të fundit talebanët sulmojnë objekte dhe institucione qeveritare