Të paktën nëntë persona humbën jetën në zjarrin i cili që nga e enjtja shpërtheu në Kaliforninë veriore, përderisa në jug, pushimorja e njohur Malibu rrezikohet nga një zjarr tjetër i cili po përhapet shpejtë.
“Detyrë e imja është që të konfirmoj se deri më tani kemi nëntë të vdekur”, deklaroi Kori Honei sherif i rajonit Bat.
Policia kishte gjetur mbrëmë pesë viktima në qytetin Paradajs në veri të kryeqytetit Sakramento, ku 26.000 banorë ishin urdhëruar për evakuim urgjent.
Tre të vdekur konsiderohen si të zhdukur.
Gjashtëqind kilometra në jug të Los Angjelosit, qyteti Malibu është në gjendje alarmi për shkak të një zjarri që shpërtheu ditën e kaluar 20 kilometra në veri. Disa persona të njohur të cilët jetojnë atje duhej të evakuoheshin, në mesin e tyre edhe Kim Kardashian, Alis Milano dhe regjisori meksikan Gilermo del Toro. Gjithsej më shumë se 150.000 persona duhej të evakuoheshin në Kaliforni.