Bagdad, 7 nëntor – Të paktën gjashtë protestues antiqeveritar u vranë, ndërsa 38 janë lënduar kur forcat irakiane të sigurisë sot hapën zjarr ndaj atyre në Bagdad, kumtoi policia dhe burime mjekësore, transmeton gazeta KOHA.
Shkëmbim zjarri ka ndodhur në afërsi të urës Shuhada, gjatë protestave masive që po mbahen tashmë 13-të ditë me radhë.
Në pjesën jugore të Irakut, dhjetëra protestues kanë djegur goma dhe e kanë bllokuar hyrjen në portin Um Kasër, ndërsa forcat e sigurisë kanë përdorur municion dhe gaz lotsjellës që ta shpërbëjnë turmën para ndërtesës së pushtetit lokal.
Në protestat kundër standardit të keq dhe punës së keqe të shërbimeve publike, që filluan më 1 tetor, deri tani jetën e kanë humbur më shumë se 260 njerëz.(koha.mk)