Kabul, 19 korrik – Të paktën gjashtë persona humbën jetën, ndërsa 27 janë lënduar në një shpërthim që sot shpërtheu para hyrjes së universitetit në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
Mes të lënduarve ka edhe studentë që kanë pritur të shkojnë në provim.
Policia lokale njoftoi se njësitet speciale zbuluan dhe shkatërruan edhe bombën e dytë e cila ishte vendosur në afërsi të vendit të shpërthimit.
Deri tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.