Katmandu, 23 korrik – Të paktën gjashtë persona kanë vdekur, ndërsa gjashtë të tjerë konsiderohen të zhdukur, pasi shirat e rrëmbyeshëm në mëngjesin e sotëm sipas kohës lokale kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në fshatin malor në Nepal, deklaroi një nëpunës policor lokal, transmeton DPA.
Rrëshqitja e dheut ka ngujuar pesë shtëpi në fshatin Satvavati, në krahinën Gulmi, theksoi inspektori Rabirndra Kadka.
“Kemi gjetur gjashtë trupa të pajetë. Gjashtë persona konsiderohen të zhdukur”, deklaroi ai për DPA-në. Reshjet e rrëmbyeshme në fshat janë pritur gjatë natës të së hënës, shtoi ai.
Vetëm këtë javë në përmbytjet dhe rrëshqitje e dheut kanë humbur të paktën 90 persona dhe 23 të tjerë janë zhdukur. Rreth 11.000 persona janë zhvendosur në vend pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve.
Pjesët lindore dhe qendrore të vendit janë më të goditura nga katastrofat natyrore.
Qeveria u gjend në goditje të kritikave për shkak të ngadalësimit në përpjekjet për tejkalimin e dëmeve në rajonet e goditura nga përmbytjet, lajmëroi DPA