Mogadishu, 18 janar – Të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 20 tjerë janë lënduar në shpërthimin e një makinë bombë, qëllimi i së cilës ka qenë kantieri i ndërtimit përgjatë rrugës në afërsi të Mogadishut, bëri të ditur policia lokale.
Organizata ekstremiste Al-Shabab, e cila ka lidhje me Al-Kaedën, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, lajmëroi radio stacioni i grupit Andalus.
Mes të lënduarve ka gjashtë shtetasve turq, prej të cilëve dy janë në gjendje të rëndë, bëri të ditur ministri turk i Shëndetësisë Fahretin Koxha.
Policia informoi se kamikazi me makinë është përplasur në një vend ku kanë drekuar inxhinierë turq dhe polici somalezë.