Islamabad, 17 shkurt – Të paktën 10 persona, në mesin e të cilëve edhe dy policë sot humbën jetën në një sulm vetëvrasës ndaj policisë në Ketë, në provincën e Pakistanit Beluxhistan.
Gjatë sulmit janë lënduar 35 persona.
“Vetëvrasësi me bombë ka planifikuar që ta aktivizojë shpërthimin të cilin e barte me vete në një tubim të besimtarëve, por shpërtheu kur e kishte ndaluar policia”, deklaroi komandanti i policisë në Ketë”, Abdul Çema.(koha.mk)