Daka, 18 korrik – Një prej lumenjve më të mëdhenj në Bangladesh, Xhamuna mbrëmë doli nga shtrati dhe përmbyti të paktën 40 fshatra në pjesën veriore të vendit, për ç’arsye janë zhvendosur më shumë se 200.000 njerëz, ndërsa në Indinë fqinje për shkak reshjeve të shirave të Monsunit i kanë braktisur rreth gjashtë milionë njerëz.
Sipas të dhënave të fundit, në dy shtete indiane Bihar dhe Asam kanë pësuar 97 persona.
Thuhet se në këto shtete indiane reshjet e rrëmbyeshme edhe përmbytjet zgjasin nga java e kaluar, për ç’arsye madje edhe kafshët e egra kërkojnë strehim në shtëpitë e njerëzve.
Një tigër i rritur sot është gjetur si flenë në një shtëpi e cila ka qenë në afërsi të rezervatit të kafshëve.
Autoritetet druajnë se gjuetarët e egër mund ta shfrytëzojnë situatën dhe gjatë përmbytjeve të fillojnë të gjuajnë kafshë të mbrojtura siç janë rinoçerot njëbrirësh, lloj i cili ka vetëm 3.500 në tërë botën.