Dar es Salam, 15 gusht – Pas shpërthimit të cisternës me karburant, gjatë fundjavës, në lindje të Tanzanisë, deri sot e kanë humbur jetën 85 persona, njoftuan autoritetet rajonale.
Cisternën, të shtunën, e ka përfshirë flakë derisa njerëzit janë mbledhur të nxjerrin karburante prej automjetit në vendin e quajtur Morogoro, rreth 200 kilometra në perëndim të kryeqendrës komerciale Dar es Salam.
Burimet qeveritare fillimisht informuan për 60 të vdekur.
“Numri zyrtar i të vdekurve tani arrin 85, ndërsa 17 persona me djegie janë pranuar këtu në spitalin rajonal dhe tani janë në gjendje stabile”, deklaroi për mediat britanike në telefon komisari rajonal i Morogoro Stefan Kebve.
Kryeministri i Tanzanisë, të dielën kërkoi hetim zyrtar që agjencitë qeveritare të japin përgjigje për shkaqet e katastrofës, transmetuan mediat britanike.