Kabul, 18 tetor – Të paktën 60 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 100 janë lënduar gjatë shpërthimit të një bombe në një xhami në Afganistan gjatë lutjes të së premtes, kumtuan disa përfaqësues zyrtarë.
Bëhet fjalë për raketë minahedhëse të gjuajtur nga territori i cili është nën kontrollin e kryengritësve, e cila e kishte goditur xhaminë në distriktin Haskamena, duke depërtuar në çati.
Zëdhënësi i guvernatorit të provincës lindore Nangarhar, Atahula Kogjani deklaroi se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë dhe se druhet që numri i viktimave mund të rritet.
“Numri i viktimave mund të rritet, ndërsa shërbimet e shpëtimit dhe njerëzit po tentojnë që t’i nxjerrin trupat nga gërmadhat”, theksoi një anëtar i këshillit krahinor.
Zëdhënësi i policisë krahinore Mubarez Atal theksoi se të gjithë të vrarët ishin “besimtarë”.
Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por në pjesën lindore të Afganistanit janë aktivë edhe kryengritësit talebanë edhe grupi xhihadist Shteti Islamik.(koha.mk)