Të paktën 60 persona e humbën jetën në një trazirë që shpërtheu në një burg në Manaus, qytet në xhunglën e Amazonit, njoftoi sot televizioni brazilian “Globo”. Përfaqësuesit lokal deklaruan se druajnë që numri i viktimave mund të rritet. Rebelimi ka shpërthyer mbrëmë vonë pas përleshjeve të bandave rivale.