Rio de Zhaneiro, 29 korrik – Të paktën 52 persona janë vrarë në përleshjet mes të të burgosurve në burgun Altamira në pjesën veriore të Brazilit, bënë të ditur autoritet lokale.
Autoritetet e shtetit Para kumtuan se 16 viktimave iu janë prerë kokat, përderisa të tjerët kanë ndërruar jetë nga mbytja. Numri i viktimave mund të rritet.
Të burgosurit kishin djegë një pjesë të burgut Altamira në përpjekje që ta pengojnë policinë që të hyjë.
Në përleshjen mes bandave kriminale e cila filloi herët në mëngjes, nuk është plagosur asnjë punonjës burgu.