Stamboll, 5 shkurt – Të paktën 52 persona janë lënduar prejse sot një aeroplan gjatë zbritjes në aeroportin e Stambollit “Sabiha Gokçen” e huqi pistën, u rrëzua dhe u nda në tre pjesë. Dojçe Vele lajmëron se në fatkeqësinë janë lënduar 120 persona.
Në incizimet televizive mund të shihej aeroplani i ndarë dhe evakuimi i udhëtarëve.
Ministri turk i Transportit Mehmet Çahit Turhan deklaroi se nuk ka të vdekur në incident dhe se pjesa më e madhe e pasagjerëve kanë mundur vetë të dalin nga aeroplani gjatë evakuimit.
Televizioni turk NTV, njoftoi se aeroplani është djegur, por zjarri menjëherë është shuar. I njëjti televizion njoftoi se aeroplani i takon kompanisë Pegasus Erlajns dhe ka arritur nga Izmiri.
Ministria e Komunikacionit të Turqisë, kumtoi se në aeroplan ka pasur 177 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Ministria njoftoi se deri tek aksidenti erdhi për shkak gabimit të madh gjatë uljes.