Xhakartë, 17 mars – Të paktën 50 persona humbën jetën, ndërsa 59 janë lënduar në vërshimet të cilat e kapluan provincën indoneziane Papua, kumtuan sot autoritetet lokale.
Era e fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm e kapluan dje rajonin e kryeqytetit të provincës, Xhajapura, duke shkaktuar vërshime të mëdha.
Më keq nga vërshimet është kapluar qyteti Sentani, ku ekipet e shpëtimit po gjurmojnë pas të mbijetuarve, por ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.