Të paktën 50 njerëz kanë pësuar në motin e keq monsun në Pakistan

19

Karaçi, 8 gusht – Të paktën 50 njerëz kanë humbur jetën në reshjet e mëdha treditore të shiut, përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut në Pakistan, bënë të ditur zyrtarët afganë.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, çdo vit shumë qytete pakistaneze përpiqen të përballen me përmbytjet monsune, gjë që i vë autoritetet pakistaneze nën kritika të vazhdueshme për planifikimin e keq të infrastrukturës.

Sezoni i shirave monsune zgjat nga qershori deri në shtator dhe gjatë kësaj periudhe përmbytjet shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi dhe infrastrukturë.

Shirat kanë dëmtuar rreth 100 shtëpi dhe kanë shkaktuar përmbytje në provincën Sind, për shkak të së cilës kryeministri Imra Kan urdhëroi ushtrinë të ndërhyjë në operacionet e shpëtimit, e cila kohët e fundit ka përdorur anije detare për të shpëtuar dhe evakuuar personat në nevojë.

Sipas parashikimit të meteorologëve, reshjet e mëdha të shiut do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme.

Comments are closed.