Harare, 8 nëntor – Të paktën 45 persona kanë humbur jetën në përplasjen e drejtpërdrejtë të dy autobusëve në Zimbabve, kumtoi sot policia.
Zëdhënësi i policisë, Pol Nijati deklaroi se dy autobusët, që kanë qarkulluar në korsi të kundërta, janë përplasur drejtpërdrejtë afër vendit Rusape, rreth 170 kilometra në lindje të kryeqendrës Harare.
Gazeta “Herald” shkruan se morgu lokal mund të pranojë vetëm 16 trupa, që është shumë pak në raport me numrin e viktimave.
Aksidentet e autobusëve janë dukuri e zakonshme në këtë vend afrikanojugor, ku transportuesit shpesh nuk i respektojnë kufizimet e shpejtësisë, sepse përpiqen të bëjnë sa më shumë “ture”.