Berlin, 15 nëntor 2018 – Të paktën 40 persona, midis të cilëve edhe fëmijë, janë lënduar në një aksident trafiku në Gjermani, në të cilin kanë marrë pjesë dy autobusë dhe një veturë.
Pesë nga të lënduarit kanë marrë lëndime serioze.
Zëdhënësi i policisë bavariane Bert Rauenbush kumtoi se midis të lënduarve në përplasjen tek Nirnberg ka edhe fëmijë të moshës shkollore, por nuk saktësoi sa është numri i tyre.
Ai shtoi se udhëtarët me lëndime serioze në spital janë dërguar me helikopter.
Policia i heton arsyet për aksidentin