Brazili, 25 nëntor – Të paktën 40 persona humbën jetën në një përplasje mes autobusit dhe një kamioni në shtetin federal brazilian Sao Paollo.
Në vendin e aksidentit kanë ndërruar jetë 37 persona, përderisa edhe tre të tjerë kanë ndërruar jetë në spital.
Ende nuk dihet numri i të lënduarve në aksident.
Gjithashtu ende nuk dihet as shkaku për përplasjen.