Limë, 31 korrik – Të paktën 40 njerëz janë lënduar në tërmetin e fuqishëm të djeshëm të regjistruar në pjesën veriore të Perusë, kumtuan autoritetet shëndetësore lokale.
Spitali në qytetin Sulane kumtoi se tre persona janë më rëndë të lënduar, mes të cilëve edhe një grua shtatzënë, ndërsa më pak janë lënduar dhjetëra njerëz.
Gjatë tërmetit janë dëmtuar 187 shtëpi.
Epiqendra e dridhjes me intensitet prej 6,1 ballë sipas shkallës Rihter ishte 12 kilometra në perëndim të Sulanes në rajonin Piura, në thellësi prej 36 kilometra.
Tërmeti është ndjerë edhe në Ekuadorin fqinj.