Pas tentativës së vitit së kaluar për grusht shtet në Turqi, të paktën 262 diplomatë dhe të punësuar në armatës turke kanë kërkuar azil në Gjermani, kumtoi Ministria gjermane e Punëve të Jashtme. Numri i qytetarëve turq, të cilët kërkojnë azil në Gjermani, është rritur në mënyrë drastike pas grusht shtetit të pasuksesshëm dhe pasi që Turqia i paralajmëroi aleatët e NATO-s që t’i hedhin poshtë lutjet e ushtarëve, të cilët janë të dyshuar nga ana a e autoriteteve turke për ndërlidhje me klerikun islamik Fetullah Gylen. Përfaqësuesi i Ministrisë gjermane e Punëve të Jashtme, Ahegret Krof, deklaroi se nga personat që kanë parashtruar lutje për azil, 151 posedojnë pasaportë diplomatike, ndërsa 111 kanë pasaportë që nuk paguajnë, çfarë u jepen ushtarëve ose nëpunësve shtetërorë, të cilët udhëtojnë për shërbim.