Bagdad, 5 nëntor – Kombet e Bashkuara theksojnë se gjatë ndërhyrjeve në protesta të forcave irakiane të sigurisë është regjistruar një rritje e dukshme e numrit të shkeljeve të të drejtave të njeriut, transmeton gazeta KOHA.
Të paktën 254 njerëz e humbën jetën, ndërsa qindra demonstrues janë lënduar gjatë protestave antiqeveritare në Irak, të cilat filluan më 1 tetor, tregojnë të dhënat e misionit të Kombeve të Bashkuara në këtë vend.
Në raportin e KB-së, me titull “Protestat në Irak nga 25 tetori deri më 4 nëntor” deklarohet se në valën e dytë të protestave, që filluan në Bagdag, si dhe në pjesët qendrore dhe jugore të vendit, jetën e humbën të paktën 97 demonstrues, por edhe se mijëra të tjerë janë lënduar, transmetoi agjencia Anatolia.
Vala e dytë e protestave filloi më 25 tetor, ndërsa nga KB-ja deklarojnë se gjatë asaj periudhë është vërejtur numër i konsiderueshëm i shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë ndërhyrjeve në protesta.
Të paktën 16 persona e humbën jetën në protestat nga gazi lotsjellës, që forcat e sigurisë e hodhën mbi demonstruesit.
“Nuk ekziston asnjë arsyetim për forcat e sigurisë që përdorin gaz lotsjellës kundër demonstruesve të paarmatosur”, thuhet në raportin e shefes së byrosë të KB-së për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Daniela Belit.
Shkallë e lartë e papunësisë, korrupsioni dhe situata gjithnjë e më e vështirë e sigurisë dhe ekonomisë në vend janë shkaku i protestave antiqeveritare në vend.(koha.mk)