Të paktën 25 njerëz e kanë humbur jetën, ndërsa 30 janë lënduar në një sulmin vetvrasës në treg gjatë një feste në Pakistanin veriperëndimor.
Shpërthimin në qarkun Orakzai e ka shkaktuar një burrë, i cili me motoçikletë u përplas në një grup të madh njerëzish dhe e ka detonuar shpërthimin që e ka bartur me vete. Incidenti ka ndodhur pothuaj në të njëjtën kohë me sulmin ndaj Konsullatës kineze në Karaçi, ku humbën jetën dy policë pakistanezë. Përgjegjësinë për sulmin në Karaçi e ka ndërmarrë Lëvizja separatiste Armata për çlirimin e Belluxhistanit.
Megjithatë, autoritetet lokale kumtuan se sulmi ndaj Konsullatës duket se nuk është i lidhur me sulmin në treg. Sulmi në treg është kryer gjatë festës, që organizohet çdo të premte dhe ku marirn pjesë përfaqësues të religjioneve të ndryshme.
Deri në këtë moment askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin.