Moskë, 19 dhjetor – Të paktën 25 persona vdiqën nga helmimi me alkool në Siberinë lindore, ndërsa edhe 16-të tjerë janë në gjendje kritike, njoftoi TASS. Të gjitha viktimat, sipas deklaratave të hetuesve, janë banorë të vendbanimit Lenino e Re në afërsi të Irkutskut. Gjithsej 42 persona janë transferuar në spitalin lokal pas helmimit të shkaktuar nga ajo që kanë pirë losion për larje, i cili përmban metanol. Komiteti hetues i Federatës Ruse njoftoi se në shishet me losion ka shkruar se është vetëm për përdorim të jashtëm. Autoritete kanë ngritur hetim lidhur me këtë incident. Irkutsku është qyteti i gjashtë për nga madhësia në Rusi me 1,1 milionë banorë.