Harare, 16 mars – Të paktën 24 persona humbën jetën, ndërsa rreth 40 llogariten si të zhdukur, në pjesën lindore të Zimbabve nga cikoni “Idai”, i cili gjithashtu paraprakisht i kaploi Mozambikun dhe Malavin, bënë të ditur autoritetet në Harare.
Ushtria menjëherë ishte dërguar në vendin e incidentit në kërkim të banorëve të mbijetuar dhe pastrimin e terrenit.
Disa mijëra persona janë kapluar nga moti i keq në pjesën kufitare në afërsi të Mozambikut, theksuan autoritetet lokale.
Në Mozambik humbën jetën 19 persona, përderisa 56 në Malavi. Gjysmë milionë banorë të Mozambikut mbetën pa energji elektrike, ndërsa në qytetin Bejra janë shkatërruar disa mijëra shtëpi, bëri të ditur Instituti kombëtar për parandalim të katastrofave.