Kartum, 3 dhjetor – Të paktën 23 persona e humbën jetën, ndërsa 45 janë lënduar sot në zjarrin që ka shpërthyer pas shpërthimit të cisternës me gaz në fabrikën për qeramikë në Kartum, kumtoi policia, transmeton gazeta KOHA.
“Gjashtë të lënduar gjenden në gjendje kritike”, deklaroi drejtori i policisë, gjenerali i brigadës Hasan Abdullah.
Mediat britanike, duke i cituar burimet mjekësore, theksojnë se midis viktimave ka punëtorë nga kombësi të ndryshme.
Deri në shpërthimin e cisternës erdhi gjatë dërgimit të gazit në fabrikë, theksojnë dëshmitarët okularë, duke shtuar se shpërthimi ishte aq i fortë sa që cisterna fluturoi deri në parcelën e afërt.(koha.mk)