San Diego, 13 korrik – Të paktën 21 persona janë lënduar në zjarrin në anijen luftarake amerikane “Bonhom Riçard” të stacionuar në San Diego.
Marina amerikane kumtoi se 17 marinarë dhe katër civilë janë dërguar në spital me plagë të lehta.
Shërbimi zjarrfikës në Tuiter kumtoi se të dielën në mëngjes ka shpërthyer një zjarr në një anije luftarake të ankoruar për mirëmbajtje dhe riparime. Zjarri mbrëmë ende ka qenë aktiv.
Admirali, Filip Sobek tha në një konferencë shtypi se në anija ka pasur një shpërthim, por shkaku akoma është i paqartë.
Në kohën e shpërthimit të zjarrit, në anije kishte rreth 160 marinarë.