Të paktën 21 persona, ndërsa 15 të lënduar kur autobus me student dhe instruktorë doli nga rruga në autostradë në Nepal.
Autobusi ka ra nga një lartësi rreth 500 metra në një humnerë, njoftoi policia.
Studentët janë kthyer nga Instituti politeknik Krishna Sen Içuk, ku kishin kryer praktikë në fermën e afërt.
Siç përcjellin mediat lokale, shpëtimi zhvillohet në kushte të vështira, sepse fatkeqësia ka ndodhur në një zonë të lënë pas dore, në rreth 450 kilometra nga Kathmandu, ndërsa pjesët e autobusit janë shpërndarë.