Port Morzbi, 7 mars – Të paktën 18 persona e humbën jetën në tërmetin e djeshëm me fuqi prej 6,7 ballëve i cili e goditi Papua Guinenë e Re, kumtuan autoritetet lokale.
Tërmeti ndodhi në rajonin e largët malor, rreth 600 kilometra nga kryeqyteti Port Morzbi. Pastaj u regjistruan edhe dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë prej mbi pesë ballëve sipas shkallës së Riterit, të cilët i detyruan njerëzit t’i braktisin shtëpitë e tyre për shkak druajtjeve prej shembjeve.
Rrugët e bllokuara, çarjet në pistat e aeroportit dhe komunikacioni i ndërprerë i vështirësojnë përpjekjet e autoriteteve në konfirmimin e numrit të viktimave dhe dërgimin e ndihmës për personat e rrezikuar.
Më 26 shkurt, gjatë një tërmeti të madh në rajonin e njëjtë e humbën jetën më shumë se 70 persona.