Të paktën 18 policë e humbën jetën në dy provinca në Afganistan, në jug të kryeqytetit Kabul, njoftoi DPA, duke iu referuar autoriteteve lokale.
“Të paktën 14 prej tyre, përfshirë edhe dy policë lokalë, u vranë në luginën Kiagh në provincën Gazni pasi talebanët sulmuan disa pika kontrolli. Sulmi shkaktoi zjarr, shuarja e të cilit zgjati më shumë se dy orë”, deklaroi Nasir Ahmad Fakiri, anëtar i këshillit provincial.
Nasir dhe një anëtarë tjetër i këshillit konfirmuan se ka pasur edhe policë të lënduar.
Nga provinca fqinje Logar, arritën raporte kontraverse se janë vrarë të paktën katër policë në rajonin Azra.
Anëtari i këshillit provincial Hasibula Sanakzaj deklaroi për DPA se sulmi ajror gabimisht i ka qëlluar policët derisa e kanë penguar ofensivën e talebanëve.
Stanakzaj deklaroi se pothuajse 300 talebanë kanë kryer sulm të koordinuar mbi qendrën e rajonit prej drejtimeve të ndryshme.