Bogotë, 22 prill – Të paktën 17 persona humbën jetën, ndërsa 13 janë zhdukur gjatë rrëshqitjes së tokës në Kolumbi, të shkaktuar nga reshje të shumta të shiut, njoftuan sot autoritetet.
Rrëshqitja e tokës ka përfshirë disa shtëpi në pjesën jugperëndimore të vendit, rreth 630 kilometra nga Bogota.
Presidenti i Kolumbisë Ivan Duke e vizitoi vendin e kësaj fatkeqësie dhe tha se është dërguar ndihmë për banorët e rrezikuar.
Ekipe të shpëtimit e vazhdojnë aksionin për kërkimin e të zhdukurve.