Kuito, 13 janar – Të paktën 17 persona e humbën jetën dhe 12 janë lënduar nga zjarri në një Klinikë për rehabilitimin e të varurve nga narkotikët në Ekuador.
Zjarri ka shpërthyer pasi pacientët kanë djegur dyshekët në përpjekje për t’u arratisur nga klinika e cila nuk ka pasur licencë për mjekimin e të varurve nga narkotikët”, kumtoi policia.
Është ngritur fletëarrestim për pronarët dhe udhëheqësinë e klinikës.