Dubai, 7 qershor – Të paktën 17 persona nga nacionalitete të ndryshme humbën jetën, ndërsa shumë persona janë lënduar kur një autobus ka goditur në shenjën e komunikacionit në Dubai, informon Bi-Bi-Si.
Në automjetin, i cili i përket kompanisë autotransportuese “Muasallat” nga Omani, ka pasur 31 udhëtarë, ndërsa fatkeqësia ka ndodhur në rrugën e cila e mban emrin e sheikut Mohamed bin Zajed.
Autoritetet indiane kumtuan se në mesin e të vdekurve ka tetë shtetas të Indisë dhe se në mesin e të lënduarve ka indianë.
Deri më tani nuk ka të dhëna për kombësinë e viktimave të tjera.
Mediat lokale transmetojnë se shoferi është lënduar, ndërsa hetimi po vazhdon.
Kompania “Muasallat” i ndërpreu të gjitha linjat e autobusit mes kryeqendrës omane Muskan dhe Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe.