Sana, 4 gusht – Në përmbytjet që e goditën Jemenin verior kanë vdekur të paktën 17 persona, nga të cilët tetë fëmijë.
Sipas autoriteteve jemenase, 16 persona u mbytën në ujërat e ardhura, ndërsa një person ka vdekur nga rrufeja. Dhjetëra shtëpi u shkatërruan gjatë stuhisë.
Përmbytjet në Jemen janë të zakonshme në këtë periudhë të vitit.
Vendi, i cili është shkatërruar nga lufta është goditur gjithashtu nga epidemia e re e koronavirusit, e cila ka infektuar rreth 1.700 njerëz dhe ka shkaktuar vdekjen e 499 personave, por numri i vdekjeve mendohet të jetë shumë më i lartë.
Rreth 80 për qind e popullatës rreth 24 milionëshe të Jemenit varen nga ndihma humanitare.