Xhakarta, 23 dhjetor – Të paktën 168 viktima dhe mbi 745 të lënduar është bilanci nga cunami që mbrëmë i përfshiu zonat bregdetare midis ishujve indoneziane Sumatra dhe Java, i shkaktuar nga një erupsioni i vullkanit Anak Krakatau.
Siç njoftoi sot në mëngjes zëdhënësi i Agjencisë indoneziane për Ballafaqimin me Fatkeqësitë Elementare, Sutopo Purvo Nigroho, më tepër është dëmtuar provinca Banten ku humbën jetën të paktën 126 persona.
Ai theksoi se bilanci i viktimave mund të jetë edhe më i madh, sepse autoritete ende nuk kanë të dhëna nga të gjitha rajonet e prekura nga cunami.
Nigroho informon se gjatë cunamit janë shkatërruar me qindra shtëpi dhe objekte të tjera.
Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës i bën apel banorëve lokalë dhe turistëve që të qëndrojnë sa më larg bregut, duke theksuar se ky paralajmërim do të jetë në fuqi deri më 25 dhjetor.
Cunami ka çrrënjosur edhe një numër të madh të pemëve të cilat i kanë bllokuar rrugët duke vështirësuar kështu aksesin e ekipeve të shpëtimit tek personat që kanë nevojë për ndihmë.