Uashington, 23 janar – Të paktën 16 persona, të cilët ishin në kontakt të afërt me të infektuarin e parë të diagnostifikuar me koronarivus në SHBA, vëzhgohen nga autoritetet mjekësore, transmetuan mediat britanike. Virusi shpejtë përhapet dhe për atë rriten frikat nga vdekshmëria e tij, prejse për më pak se një ditë erdhi deri te rritja dramatike pothuajse e dyfishtë e rasteve të vdekjes, nga nëntë në 17 persona.
Pacienti, i cili është rasti i parë në SHBA i infektuar me virusin, është një burrë 30 vjeçar, dhe nuk ka rrezik për jetën e tij. Ai shpejtë duhet të lëshohet nga spitali, pohojnë nga Qendra mjekësore rajonale në Everet, në shtetin federal Uashington.
“Tani për tani asnjëri nga personat të cilët janë nën vëzhgim nuk tregoi simptoma të sëmundjes”, deklaroi Xhon Vajsman, ministër rajonal i shëndetësisë në shtetin Uashington.
Në këtë fazë citon shërbimi shtetëror amerikan, rreziku për shoqërinë është i ulët.
Shtetasi amerikan me siguri është infektuar në nëntor dhe dhjetor të vitit 2019, prejse ka udhëtuar në vendlindjen e tij Vuhan, ku virusi për herë të parë ishte regjistruar dhe më 20 janar ishte diagnostifikuar si i infektuari i parë në SHBA.