Nju Delhi, 7 gusht – Rëshqitja e dheut e shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut mori të paktën 15 jetë në plantacionin me çaj në shtetin Kerala në Indinë jugore, ndërsa shpëtuesit gjurmojnë pas më shumë se 50 personave për të cilët supozohet se janë të ngujuar nën dhe, kumtuan autoritetet lokale.
Rëshqitja e tokës në rajonin Iduki ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit derisa punëtorët e plantacionit ishin duke flejtur. Deri tani janë gjetur 15 trupa, ndërsa supozohet se edhe 51 të tjerë janë të ngujuar nën dhe.
Sipas mediave lokale, ekipi i Forcave kombëtare për ndihmë gjatë katastrofave ka arritur në vend, por mjegulla e pengon përdorimin e helikopterëve.
Një polic lokal deklaroi se 12 persona janë shpëtuar, ndërsa 70 udhëhiqen si të zhdukur.