Madrid, 24 janar – Rritet numri i viktimave në stuhinë Gloria që preku pjesën Mesdhetare të Francës, ndërsa autoritetet lokale informojnë se e kanë humbur jetën 13 perona, ndërsa katër konsiderohen të zhdukur.
Mediat spanjolle publikuan se katër persona kanë vdekur në Katalonjë, pesë në Valencia, dy në Andaluzi, nga një në rajonet e Kastijas dhe Asturijas.
Spanja lindore të dielën u godit nga stuhia me reshje të mëdha të shiut, borës dhe breshrit, si dhe me erëra deri në 100 kilometra në orë.