Virxhinia Biç, 1 qershor – Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa katër janë plagosur nga një punonjës i pakënaqur i shërbimeve publike, i cili ka qëlluar me armë zjarri kolegët e tij në ndërtesën e komunës në Virxhinia Biç. Policia e ka qëlluar sulmuesin duke e lënë të vdekur, njoftuan mediat botërore.
Ky është sulmi më vdekjeprurës që nga nëntori i vitit 2018 kur disa persona mbetën të vdekur në Los Anxheles, pas hapjes së zjarrit me armë nga një sulmues që më pas kishte vrarë veten.
Dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar të shtënat dhe menjëherë janë fshehur nën tavolina.
Viktima e parë u qëllua në një mjet jashtë ndërtesës së shërbimeve publike, derisa sulmuesi arriti të hyjë në ndërtesë duke qëlluar të gjithë që i dilnin përpara, thanë autoritetet.
Një polic u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me sulmuesin, por jeleku anti-plumb i shpëtoi jetën.