Nju-Jork, 29 dhjetor – Të paktën 12 njerëz e humbën jetën gjatë një zjarri në një bllok banesor në lagjen Bronks të Nju-Jorkut, deklaroi prefekti Bile de Blazio. Mes viktimave është edhe një fëmijë prej një viti. Të paktën 15-të janë lënduar, prej të cilëve katër janë në gjendje të rëndë.
Zjarri ka shpërthyer në katin e tretë nga ndërtesa pesëkatëshe rreth orës 19-të sipas kohës lokale. Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 170 zjarrfikës.