Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 30 janë lënduar në ciklonin tropikal Fani, që e kaploi Indinë.
Më shumë njerëz kanë pësuar nga rënia e drunjve.
Cikloni e kaploi provincën Odisha në bregun lindor të Indisë, si stuhi e kategorisë së pestë, me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe erës me intensitet deri në 205 kilometra në orë.
Rreth 1.2 milionë banorë të Bangladeshit janë vendosur në rreth 4.000 strehimore.
Aeroporti në Bubaneshvar ka pësuar dëme të dukshme, por edhe është i hapur.
Si-En-En bëri të ditur se Qeveria indiane ka ndarë 144 milionë dollarë për ndihmë të rajoneve të goditura.
Cikloni Fani është stuhia më e madhe e cila e ka goditur këtë pjesë të Indisë nga viti 1999, kur në një ciklon tropikale kanë humbur të paktën 10.000 njerëz.
Sezoni i cikloneve në Gjirin e Benegalit zgjat nga prilli e deri në dhjetor.(koha.mk)