Të paktën 11 persona vdiqën, ndërsa 18 të tjerë janë lënduar, gjatë sulmit në një kishë në vendin Anambri në pjesën juglindore të Nigerisë. Policia kumtoi se sulmuesit me siguri kanë dashur ta vrasin njërin prej banorëve lokal, i cili në atë moment nuk ka qenë në kishë. “Sulmuesit kanë ardhur duke menduar se caku i tyre është në kishë, por për shkak të një rastësie ai nuk ka qenë aty”, deklaroi shefi i policisë lokale Garba Umar. Sipas tij, ky sulm me siguri ka të bëjë me kontrabandim të narkotikëve.