Moskë, 11 maj – Të paktën 11 persona e humbën jetën ndërsa katër janë lënduar në të shtënat e sotme në një shkollë në qytetin rus Kazan, kumtuan shërbimet për raste emergjente, transmeton Televizioni Skaj. Mediat lokale kumtojnë për nëntë fëmijë të vrarë.
Paraprakisht, presidenti i Tatarstanit, Rustam Minihanov, i cili menjëherë ka udhëtuar në vendin e sulmit tha se janë vrarë shtatë nxënës.
“I kemi humbur shtatë fëmijë, nxënës të klasës së tetë, katër djem, tri vajza. Ata vdiqën këtu në katin e tretë”, theksoi Minihanov. Ai informoi edhe se 16 persona janë lënduar prej të cilëve 12 fëmijë dhe katër të rritur, të cilët tani janë në spital.
Paraprakisht u kumtua se dy persona të armatosur kanë hapur zjarr në shkollë, ndërsa njëri prej tyre 17 vjeçar – më pas është arrestuar, ndërsa tjetri është eliminuar gjatë sulmit. Autoritetet lokale kumtuan se disa persona janë evakuuar nga shkolla, por të tjerët megjithatë kanë mbetur në objekt.
Autoritetet kumtuan se janë vendosur masa sigurie shtesë në të gjitha shkollat në Kazan, kryeqytet i rajonit rus Tatarstan, rreth 700 kilometra në lindje të Moskës.
Policia hapi hetim financiar për incidentin.
Të shtënat në shkolla janë relativisht të rralla në Rusi por viteve të fundit kishte disa sulme të dhunshme në institucionet arsimore kryesisht të kryera nga nxënësit.