Kabul, 3 gusht – Të paktën 11 persona humbën jetën, ndërsa 42 janë lënduar në sulmin e djeshëm në Xhalalabad, në Afganistanin lindor, për të cilin përgjegjësinë e mori Shteti Islamik.
Sulmi filloi pasi një vetëvrasës me bombë gjuajti në derën e kompleksit të burgut në Xhalalabad, ndërsa pastaj një numër i madh i sulmuesve të armatosur hapën zjarr ndaj pjesëtarëve të forcave afgane të sigurisë. Një numër i madh i të dënuarve ikën nga burgu.
Përplasjet mes policisë dhe ekstremistëve kanë vazhduar edhe gjatë natës.
Sulmi erdhi një ditë pasi Agjencia afgane e Inteligjencës bëri të ditur se forcat e sigurisë në afërsi të Xhalalabadit vranë një komandant të SHI-së.