Teheran, 22 korrik – Të paktën dhjetë ushtarë iranian dje humbën jetën gjatë një sulmi të kryengritësve në vendkalimin kufitar në provincën Kurdistan, Irani perëndimor, në afërsi të kufirit me Irakun.
Të vdekurit janë pjesëtarë të Korpusit të gardës revolucionare të revolucionit islamik.
“Dhjetë luftëtarë humbën jetën si martir gjatë sulmit të kryer nga kryengritësit dhe terroristët mbi vendkalimin kufitar, që shkaktoi shpërthim në një depo me municion”, potencohet në kumtesën e Gardës.
Sipas agjencisë gazetareske iraniane Fars gjatë sulmit disa kryengritës janë vrarë dhe lënduar.
Në kufirin perëndimor të Iranit janë përleshjet mes forcave të sigurisë iraniane dhe forcave të armatosura separatiste ose grupet xhihadiste.