Mogadishu, 5 mars – Të paktën 10 persona humbën jetën në një shpërthim të një automobil bombe e cila shkatërroi një restorant të njohur në kryeqytetin somalez Mogadishu, njoftuan burimet e sigurisë.
Restoranti gjendej në afërsi të burgut të qytetit.
“Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe shkaktoi shkatërrim masiv dhe viktima në civilë. Edhe më tutje po zgjat operacioni i konfirmimit të numrit të saktë të viktimave, por të dhënat fillestare të mara nga shërbimet e sigurisë tregojnë se mbi 10 persona janë vrarë në këtë sulm”, deklaroi përfaqësuesi i shërbimit për siguri, Muhamed Osman.
Për momentin po shqyrtohet opsioni se sulmi është vepër e grupit islamist Al Shabab.