Një në tre studentë britanikë janë të gatshëm të shkëmbejnë marrëdhënie seksuale me një të panjohur në këmbim të arsimit falas. Ky është shqetësimi i fundit i ngritur atje për shkak se brezi i studentëve po futet në borxhe apo në lidhje të shumta seksuale si shkak i rritjes së tarifave të shkollimit dhe shpenzimeve të jetesës si dhe ulje të fondeve. Duke iu përgjigjur pyetjeve për një projekt kërkimor të kryer nga Universiteti i Londrës “South Bank”, The Independent shkruan se shumica dërrmuese e studentëve kanë thënë se do e merrnin në konsideratë të krijonin lidhje seksuale në këmbim të ndihmës financiare për të kryer studimet. Anketa e analizuar nga The Independnet ka marrë në pyetje 1477 pjesëmarrës, dhe u gjet se 70% janë të stresuar mbi paratë dhe 53% që janë detyruar të punojnë dhe të studiojnë njëkohësisht për të mbuluar shpenzimet e tyre. Të paktën 88% thanë se do të ishin disi të interesuar që dikush tjetër të paguante për shkollimin e tyre, me më shumë se gjysmën 52% që pranonin se ishin “shumë të interesuar”. Duke komentuar gjetjet, Shelly Asquith, nënpresident i NUS për mirëqenien, tha se, “në kontekstin e rritjes së tarifave të shkollimit, rritjes së qirasë dhe heqjes së granteve të mirëmbajtjes, nuk është çudi që studentët po kërkojnë gjithnjë e më shumë mënyra të reja për të financuar diplomën e tyre”. Prej 920 pjesëmarrësve që u përgjigjën në pyetjen “Sa do të ishit për një arsim falas të financuar nga dikush që do krijonit lidhje?”, 75 % thanë se do të investonin një pjesë të kohës së tyre për një marrëdhënie intime. Studiuesit e projektit të universitetit, ndër to Julia Shaw dhe Gemma Daglish, thanë se të anketuarit ishin të gatshëm të shkonin “më tej” se sa kishin pritur dhe se ideja e të rinjve për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të arsimit falas ishte e fundit që mund të ndodhte. Të rinjtë kanë përdorur termin ‘sugar baby’, që sipas ekspertëve tingëllon pak më mirë se ‘prostitutë’ ose ‘eskortë’.