E keni imagjinuar se si do të ndiheshit nëse do të jeni fare pranë një krokodili që është thuajse dy herë më i madh se ty? Në Australi tashmë ky lloj emocioni “shitet” për turistët që duan të lahen e të bëjnë foto fare pranë krokodilit, me të cilin i ndan vetëm një mburojë plastike. E kjo nuk kushton aspak lirë 110 euro për 30 minuta, një biznes vërtet fitimprurës për pronarët.