Sipas publikimit “Konsumi i energjisë në familje”, 62 për qind nga numri i përgjithshëm në Maqedoni shfrytëzojnë dru si burim primar i energjisë, 29 për qind ngrohen me energji elektrike, ndërsa vetëm 8 për qind janë të kyçur në ngrohjes qendrore
Qefsere ABDYLI
Shkup, 4 janar – Ngrohja me dru ende është ekonomikisht më lirë në pjesët e vendit ku nuk ka ngrohje qendrore, ndërsa ngrohja me energji elektrike është më e pranueshme për ekologjinë, vlerësojnë ekspertët, shkruan gazeta KOHA. Sipas tyre, sezoni i ngrohjes në Maqedoni zakonisht zgjat gjashtë muaj, prej të cilave në tre është e nevojshme ngrohje më intensive, ndërsa në të tjerat më shpesh vendoset në ngrohje të pjesërishme të hapësirave. Thonë se ngrohje më e lirë e arritshme në Maqedoni është me dru, por nuk është ekologjikisht e pranueshme, nëse mjaftueshëm është zhvilluar sistemi gazpërçues në vend dhe me këtë do të rritej konsumi i gazit natyror, fillimisht do të ketë ngrohje me gaz i cili pothuajse nuk e ndot mjedis jetësor. Për momentin, gazi është arritshëm vetëm për amvisëri në Kumanovë dhe Strumicë, ndërsa në pjesët tjera të vendit ende nuk ka rrjet përkatës gazpërçues.
Ekspertët thonë se një familje përdorë çdo vit prej tre deri në 10 metra kub dru për ngrohje ose më shpesh rreth 6 metra kub. Nëse ndahet masa e përgjithshme e drurëve që prodhohen në vend në nivel vjetor, e cila arrin rreth 780.000 metra kub, me numrin mesatar në metër kub të nevojshme për ngrohje fitohet më shumë se 130.000 amvisëri të ngrohen me drurë.
Çmimi në NP “Pyjet e Maqedonisë”, në pajtim me shpalljen e tyre publik nuk mund të jetë më i lartë se 2900 për ahun dhe 3000 denarë për dru lisi. Çmimi me pakicë mestar, megjithatë për një kub metër të ahut për ngrohje në depot private lëviz prej 3300 deri 3800 denarë, ndërsa druri i lisit është më i shtrenjtë për 100 deri 200 për metër kub. Kjo tregon se për ngrohje me dru, mesatarisht familjet në Maqedoni ndajnë prej 20 deri 23 mijë denarë në vit. Thonë se në Maqedoni më shpesh ngrohet vetëm një dhomë. Nëse megjithatë ngrohen më shumë hapësira apo amvisëri, ka ngrohje qendrore personale me dru, konsumi i drurit për ngrohje shkon deri 20 dhe më shumë metra kub në nivel vjetor për të cilën duhen edhe më shumë se 60.000 denarë në vit.
Në Maqedoni për momentin ngrohje qendrore ka në Shkup edhe pse rrjet ka edhe në Manastir, por nuk shfrytëzohet disa vite me radhë aspak për shkak të çmimit. Në gusht këtë vit ngrohja qendrore në Shkup u lirua për 3,1 për qind. Sipas të dhënave të Komisionit Rregullator për Energjetik (KRRE), çmimi i Ballkan enerxhi grup (BEG), furnizuesi kryesor me energji elektrike në Shkup arrin 931 denarë për kilovat orë energji për ngrohje, ndërsa në Shkup veri 959 denarë për kilovat orë. SHA Elektrana Maqedoni – Filiali energjetik, megjithatë paguan çmim paushall i cili arrin 34, 37 denarë për metër katror nëse paguhet në 12 këste apo 68,74 denarë nëse paguhet në gjashtë këste. Llogaritjet, sipas kalkulatorëve të KRRE-së, tregojnë se llogaria mesatare për ngrohje të banesës prej 60 metra katror arrin rreth 2.000 denarë në muaj nëse llogaria paguhet në 12 këste të barabarta apo 4.000 denarë nëse paguhet në gjashtë këste. Del se në vit për ngrohjen e banesës prej 60 metrash katror duhen rreth 24.000 denarë, Përparësia e këtij lloji të ngrohjes krahasuar me të tjerat është se ngrohet tërë sipërfaqja e banesës.
Të dhënat e BEG tregojnë se 36 për qind e konsumatorëve në kryeqytet po rreth 55.000 ngrohen me ngrohje qendrore. Të tjerët rreth 64 për qind diku më pak se gjysma ngrohen me dru dhe karburante fosile, ndërsa të tjerët me energji elektrike. Ngrohja me peleta ekologjikisht më të pranueshme, por më e shtrenjtë se ngrohja me dru.
Në Maqedoni veçanërisht vështirë është të vlerësohet se sa familje ngrohen me energji elektrike, sepse askush nuk ka për obligim të njoftoj se me çka nxehet. Ngrohja me energji elektrike, sipas ekspertëve, për momentin ekologjikisht është më e pranueshme për mjediset urbane, nëse merret parasysh se 70 për qind nga nevojat për energji elektrike sigurohen nga KRRE Manastir që punon me qymyr dhe me atë dukshëm e ndotë mjedisin jetësor në afërsi të termocentralit.
Llogaritjet tregojnë se për ngrohje me energji elektrike një familje në Maqedoni duhet të ndajë edhe deri 30.000 denarë në për një vit mesatarisht të ftohtë, ndërsa nëse temperaturat janë më të ulëta shuma dukshëm do të rritet. Nëse merret parasysh se çmimi i energjisë elektrike për masat tarifore është 4.44 denarë për një kilovat të shpenzuar për orë dhe nëse dihet se për ngrohjen e një hapësire nga 20 metra mesatarisht shpenzohen nga dy kilovat në orë energji elektrike për një orë, lehtë mund të arrihet tek të dhënat se në ditë për ngrohej do të shpenzohen rreth 25 kilovat orë apo rreth 111 denarë. Kur aty do të shtohen nga 130 apo 18 për qind për BPV del se në ditë do të shpenzohen nga 130 denarë për ngrohje apo 3900 denarë në muaj, gjegjësisht rreth 24.000 për një vit. Sipas publikimit “Konsumi i energjisë në familje”, 62 për qind nga numri i përgjithshëm në Maqedoni shfrytëzojnë dru si burim primar i energjisë, 29 për qind ngrohen me energji elektrike, ndërsa vetëm 8 për qind janë të kyçur në ngrohjes qendrore. (koha.mk)