Zejnulla VESELI
Shkup, 4 janar – Çmimi aktual i benzinës në Maqedoni është më i lartë për 8 për qind krahasuar me atë të fundit të vitit 2015, ndërsa çmimi i dizelit për 22 për qind, shkruan gazeta KOHA. Por, kjo rritje në të shumtën e rasteve është për shkak të rritjes të çmimeve të naftës së papërpunuar si dhe për shkak të kursit të lartë të dollarit dy muajt e fundit. Benzina pa plumb prej 95 oktan më 28 dhjetor 2015 shitej për 61,5 denarë për litër, ndërsa dizeli për 43,5 denarë, ndërsa çmimi i tyre sipas Komisionit Rregullator për Energjetikë prej 26 dhjetor 2016, është 66,5 denarë dhe 53,5 denarë. Ndryshe, gjatë vitit të fundit çmimete e derivateve ishin stabile prej 61-62 denarë për litër pa plumb, ndërsa çmim më të ulët është vërejtur në periudhën janar-shkurt prej 57,5 denarë. Në këtë periudhë dhe dizeli ishte më i lirë dhe kushtonte 39 denarë për litër. Megjithatë, analiza e krahasuar e çmimeve në vendet e rajonit tregon se qytetarët e Maqedonisë janë ndër vozitësit të cilët voziten me benzin më të lirë. Në vend, çmimi për litër benzinë pa plumb prej 95 oktan e shprehur në euro është 1,108 euro, ndërsa dizeli 0,866 euro. Nga fqinjët më shtrenjtë vozitën grekët, ku litër benzin prej 95 oktan shitet për 1,529 euro. çmimi i këtij derivati në Serbi është 1,204, në Bulgari është 1,074 euro për litër, ndërsa në Shqipëri 1,193 euro për litër. Benzina pa plumb është më e lirë në Kosovë dhe kushton 1,050 euro për litër, në Turqi litër kushton 1,278 euro, ndërsa në Bosnja dhe Hercegovina 1,099 euro. Në pompat kroate të benzinës “eurosuper 95” shitet për 1,274 euro. Malazezët për litër paguajnë 1.,17 euro, ndërsa sllavët për sasine e njejtë duhet të paguajnë 1,27 euro. Sa i përket dizelit , Maqedonia dukshëm është më e lira në rajon. Te ne, dizeli kushton 0,86 euro për litër ndërsa në Mal të zi dhe në Kosovë shitet për 1 euro. Në Bullgari dizeli shitet për 1,074 euro, ndërsa në Shqipëri për 1,185 euro, ndërsa në Serbi për 1,172 euro. Dizeli më i shtrenjtë është në Greqi, ku një litër kushton 1,198 euro. Statistikat treguan se do të kurseni pothuajse 17 euro apo rreth 1,000 denarë nëse e mbushni rezervuarin me 50 litër dizel në pompë benzine në Maqedoni sesa në pompë benzine në Greqi. Dizeli është derivati më i përdorur për lëvizjen e automjeteve, tregojnë të dhënat e fundit e Entit shtetëror statistikor për shpenzimin e energjisë për tetor viti 2016. Gjatë këtij muaji janë importuar 103,179 ton të derivateve të naftës, ndërsa nga ata 48,8 është dizel, i cili përdoret si lëndë djegëse për kamion, autobus, makina ndërtimtare por dhe për numër të madhë të makinave. Benzina motorike merr pjesë me 8,1 për qind, ndërsa gaz i lëngshëm i naftës i njohur edhe si GLN ose Autogas përfshinë 8,3 për qind në konsumin e përgjithshëm në produktet e naftës në Maqedoni. Vlerësohet se së shpejti do të rritet shtija e Autogas-it sepse edhe më shumë shoferë kanë instaluar pajisje të gazit, ai është derivati më i lirë dhe më ekologjikë nga benzini.
ÇMIMET E BENZINËS “95”
Maqedoni: 1,108
Kosovë: 1,050
Bullgari: 1,074
BH: 1,099
Serbia: 1,104
Mali i Zi: 1,170
Shqipëria: 1,193
Kroacia: 1,274
Turqia: 1,278
Greqia: 1,529
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.