Koha e krizës na udhëzon se pas prioritetit numër një atij shëndetësor, vjen prioriteti numër dy i prodhimit të ushqimit
Nga Fisnik PASHOLLI
Sigurimi i ushqimit dhe energjisë për çdo shtet paraqet prioritet më të madh në çdo kohë , e sidomos në kohë të krizave shëndetësore dhe ekonomike. Mirëpo në dy pakot fillestare të ndihmës ekonomike sikur mungoi dhe nuk u adresua ndihma për bujqit. Mbyllja e restoranteve, telashet me transportin, frika e popullatës që të del për blerje në tregjet e gjelbërta patjetër sa kanë shkaktuar edhe ulje të kërkesë për pemë-perime.
Për vite me radhë problem më vete për fermerët është mungesa e fuqisë punëtore për shkak të plakjes së popullatës në vendbanimet rurale dhe ikjes së të rinjve jashtë shtetit. Kjo mungesë në këtë kohë po bëhet edhe më e theksuar .Ndoshta nuk mundemi si Gjermania të lejojmë ardhjen me avion të punëtorëve sezonal në bujqësi që do të kalojnë paraprakisht dy javë të karantinës para se të fillojmë me punë, apo të angazhohen 80 mijë punëtorë nga radhët e të papunëve, studentëve, kërkuesve të azilit apo të punëtorëve që pranojnë pagë por përkohësisht nuk punojnë, por megjithatë ky problem i mungesës së punëtorëve kërkon zgjidhje në bazë të mundësive dhe kushteve tona.
Problemi i përvitshëm i plasmanit si në pranverë ashtu edhe në vjeshtë gjithashtu kërkon një zgjidhje nga ana e shtetit. Koha e krizës na udhëzon se pas prioritetit numër një atij shëndetësor ,vjen prioriteti numër dy i prodhimit të ushqimit. Mirëpo për momentin, përparësi më të madhe ka prodhimi i ushqimit çdo kund ku ka mundësi. Apo me fjalë të tjera realizim sa i i madh i të mbjellave pranverore , thjesht sikur në këtë moment që flitet se nevojitet ndihmë më sektorë të ndryshëm sikur harruam ndihmën për bujqit, sikur harruam se prodhuesit e vegjël bujqësor nëse humbin disa mijë euro, e kanë të vështirë të ngrenë kokën dhe të vazhdojnë me punën e tyre. Çështje më urgjente është që ato të mbështeten në forma të ndryshme, subvencione të llojeve të ndryshme, naftë falas , grumbullim të garantuar të pemë-perimeve dhe të gjitha prodhimeve të tjera bujqësore nga shteti që nesër edhe mund të dhurohen për shtresat në nevojë, e kështu me radhë… (koha.mk)